Milani e ka kthyer interesimin për Armando Brojën dhe e ka kontaktuar Chelsean për ta kuptuar se çfarë duhet bërë për t’i përmbushur kërkesat e klubit për marrëveshjen e mundshme.
Kështu ka shkruar “Calciomercato” të mërkurën.
“Rossonerët” po e kërkojnë 22-vjeçarin e Shqipërisë që prej fillimit të muajit qershor dhe kanë pasur takime në Londër me zyrtarët e “bluve”.
Milani në këtë verë e ka transferuar Alvaro Moratan nga Atletico Madridi, por po kërkojnë edhe një tjetër sulmues.
Niclas Fuellkrug dhe Tammy Abraham janë dy sulmuesit tjerë që po shihen si alternativa.