Futboll

Milani fiton derbin e skuadrave më të trofeshme në Evropë

Milan

Foto: Associated Press

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të madhe të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Milani mposhti Real Madridin me rezultatin 3:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen kryesore të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve. 

Skuadra e madhe italiane shfaqi më shumë se madrilenët në ndeshjen e Championsit. 

Mailick Thiaë shënoi golin e epërsisë së parë të Milanit. Ai realizoi në minutën e 12-të. Reali më pas shënoi golin e barazimit 1:1 nëpërmjet Viniciusit. Sulmuesi brazilian shënoi nga penalltia në minutën e 23-të. 

Skuadra e madhe italiane ktheu sërish epërsinë me golin e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata. Ai shënoi në minutën e 39-të për 2:1, kurse golin për fitoren e thellë 3:1 të italianëve në Madrid, e shënoi Tijani Reijnders në minutën e 73-të. 

Real Madridit iu anulua goli për pozitë jashtë loje. Goli i shënuar nga Antonio Rudiger në minutën e 81-të, ishte i parregullt. Dhe, kështu Milani fitoi derbin e skuadrave më të suksesshme në Evropë. 

Për Milanin është fitorja e dytë nga katër ndeshje, kurse për Realin disfata e dytë. Ka edhe dy fitore.

Lexo përditësimet tjera
Real Madrid - AC Milan

Liga e Kampionëve, xhiroja e katërt