Sulmuesi meksikan, Santiago Gimenez, është futbollisti më i ri i skuadrës së Milanit.
Lajmin për transferimin e Gimenezit e ka bërë të ditur gjiganti italian të hënën.
Gimenez do të jetë pjesë e “kuqezinjve” deri në verën e vitit 2029.
Te Milani do ta mbajë fanellën me numrin 7.
23-vjeçari Gimenez është transferuar te Milani nga Feyenoordi për 32 milionë euro.
Këtë edicion për Feyenoordin ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha garat.
Ka kontribuar me 16 gola dhe tri asistime.
Për Përfaqësuesen e Meksikës është paraqitur në 32 ndeshje dhe ka realizuar katër gola.
Raportohet se Milani e transferoi për 32 milionë euro.