Futboll

Milani e “shkatërron” Udinesen

lEAO

Skuadra e Milanit nuk ka gabuar në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Serie A.

Milani të premten mbrëma e mposhti Udinesen në udhëtim me rezultatin e thellë, 4:0.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë kurse dy të tjerët u realizuan në pjesën e dytë.

Rafael Leao realizoi për 1:0 në minutën e 42-të.

Tre minuta më pas, Strahinja Pavloviq, e realizoi golin e dytë.

Theo Hernandez ishte realizatori i golit të tretë në minutën e 74-t.

Për 4:0 shënoi mesfushori holandez, Tijjani Reijnders, në minutën e 81-të.

Milani ka 51 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.

Udinese e zë vendin e 11-të me 40 pikë.