Futboll

Milani e Roma shkëmbejnë lojtarët

Tammy Abraham

Milani ka njoftuar për transferimin e sulmuesit anglez, Tammy Abraham, në formë huazimi nga skuadra e Romës. 

Ish-sulmuesi i Chelseat i bashkohet “rossonerëve” me opsionin e blerjes së tij, ndërsa do të jetë futbollist i Milanit deri në qershorin e vitit të ardhshëm. 

Ky njoftim ka ardhur pak kohë pasi Alexis Saelemaekers i është bashkuar Romës, po ashtu në formë huazimi. 

Abrahami bëhet futbollisti i pestë i transferuar në verë nga skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca. 

Abrahami në edicionin e kaluar pati vetëm tetë paraqitje. U përball edhe me shumë lëndime. 

Në edicionin e parë në Serie A, ai i kishte realizuar 17 gola në 37 ndeshje në Serie A.