Futboll

Milani e Interi barazojnë në gjysmëfinalen e parë

milan

Milani dhe Interi kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. 

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “San Siro” u mbyll 1:1. 

Për Milanin shënoi Tammy Abraham në minutën e 47-të, ndërsa Hakan Calhanoglu realizoi për mysafirët në minutën e 67-të. 

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales luhet në të njëjtin stadium më 23 prill.