Futboll

Mezani mban Gjilanin në Superligë dhe konfirmon largimin

Gentjan Mezani

Trajneri Gentjan Mezani e arriti objektivin me Gjilanin dhe e mbajti skuadrën në elitën e futbollit të Kosovës edhe për një edicion tjetër.

Gjilani fitoi 4:2 në udhëtim te Dukagjini të shtunën, mjaftueshëm për ta lënë në vendin e barazhit ekipin e Feronikelit 74.

Pas ndeshjes, Mezani ishte shumë i emocionuar, ndërsa njoftoi edhe për largimin nga klubi.

“Sigurisht që emocionet janë të mëdha. Duhet t’i falënderoj çunat që ishin pjesë e ndeshjes së parë ndaj Prishtinës. Mendoj që kemi bërë diçka të pamundur. Kjo është meritë e futbollistëve. Dua t’i falënderoj tifozët, kryesinë e klubit që më dha mundësinë. Uroj që janë ndarë të kënaqur. Sigurisht që nuk do të jem pjesë e Gjilanit nga edicioni i ardhshëm”, tha ndër të tjera Mezani për “ArtMotion”, ndërsa u largua mes lotësh.