Futboll

Messi tregon se kur do të pensionohet

Lionel Messi

 

Në një intervistë të gjatë dhënë së fundmi për emisionin arab “Big Time”, Lionel Messi ka folur për shumë gjëra, ndër të tjera ka treguar edhe se kur do të pensionohet nga futbolli aktiv.

“Do të jetë momenti kur unë e kuptoj se nuk po luaj mirë dhe se nuk po kënaqem e nuk po mund t’i ndihmoj bashkëlojtarët e mi”, ka deklaruar fituesi i Kupës së Botës dhe tetë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Unë jam vetëkritik. Kur ta ndiej se duhet të tërhiqem, do të tërhiqem, pavarësisht moshës”, ka deklaruar ai.

36-vjeçari mungoi në dy miqësoret e Argjentinës në këtë muaj, kundër El Salvadorit dhe Kosta Rikës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Messi është lojtar i Inter Miamit në ligën MLS në SHBA.

Në pesë ndeshjet e edicionit aktual ka shënuar pesë gola dhe ka dy asistime.