Superylli i futbollit, Lionel Messi, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e 125-vjetorit të themelimit të klubit të Barcelonës.
Më 29 nëntor, klubi i Barçës do të organizojë festë për 125-vjetorin e themelimit. Janë ftuar legjenda të Barcelonës, por do të jenë edhe futbollistët aktualë të skuadrës.
Të premten “Mundo Deportivo” ka raportuar se Messi ka planifikuar angazhime të tjera më 29 nëntor dhe nuk do të marrë pjesë në festën e Barçës.
37-vjeçari Messi është futbollisti më i mirë në historinë e gjigantit spanjoll.
Argjentinasi Messi ka zhvilluar 778 ndeshje me Barçën. Ka realizuar 672 gola dhe ka bërë 303 asistime.
Ai u largua nga Barcelona në vitin 2021 pas 19 vjetësh qëndrimi.