Superylli argjentinas Lionel Messi ka realizuar një tjetër gol të bukur, ndërsa Inter Miami ka barazuar 1:1 të shtunën mbrëma me Charlotten.
Messi realizoi një gol nga distanca në minutën e 67-të. Messi ka realizuar 15 gola e ka asistuar dhjetë herë në 16 ndeshje në ligën MLS.
Ndërsa në Ligën e Kampionëve të CONCACAF ka shënuar dy gola e ka asistuar dy tjerë.