Futboll

Messi me “hat-trickun” e dytë brenda javës

Lionel Messi me Inter Miami

Lionel Messi ka realizuar tre gola për 11 minuta në fitoren 6:2 të Inter Miami ndaj New England Revolution në ligën MLS të SHBA-së. 

Messi realizoi golat në minutat 78, 71 dhe 89, ndërsa Inter Miami ka shënuar fitoren e 22-të në stinor të rregullt dhe ka thyer rekordin e pikëve të marra brenda një edicioni të ligës MLS. Messi u realizua nga minuta e 58-të.

Inter Miami aktualisht i ka 74 pikë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në plejof si i pari në renditje. 

Për Messin ishte “hat-tricku” i dytë brenda javës. Ai realizoi “hat-trick” në fitoren 6:0 të Argjentinës ndaj Bolivisë të martën në kuadër të kualifikimeve në Botëror.