Futboll

Messi kthehet fuqishëm, me dy gola e asistim

Lionel Messi

Foto: Associated Press

Lionel Messi është kthyer fuqishëm pas lëndimit që e mbajti jashtë fushës së blertë që nga 15 korriku. 

Të shtunën mbrëma ai realizoi dy gola dhe një asistim për fitoren 3:1 të Inter Miamit ndaj Philadelhpia Union.

Ndeshja i takoi MLS-së në SHBA.

Superylli argjentinas i shënoi golat brenda katër minutave. Në fund edhe asistoi për Luis Suarezin, që realizoi për 3:1.