Futboll

Messi i mungon Argjentinës ndaj Brazilit dhe Uruguait

Lionel Messi

Ylli i futbollit, Lionel Messi, nuk do të paraqitet për Argjentinën në ndeshjen kualfiikuese të Botërorit 2026 kundër Uruguait dhe Brazilit. Messi mungon për shkak të një lëndimi muskulor, shkruan “Reuters” të hënën. Messi shënoi gol në fitoren e Inter Miamit ndaj Atlanta Unitedit në orët e hershme të së hënës.

Inter Miami e mposhti në udhëtim Atlanta Unitedin me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së katërt të MLS. Por Messi 37-vjeçar do t’i mungoj Argjentinës për ndeshjet e këtij muaji. Ndeshjen ndaj Uruguait, kampionia e Botës  e luan të premten, ndërsa ndaj Brazilit luajnë më 25 mars. Brazili do të jetë pa Neymarin, i cili po ashtu pësoi një lëndim të muskulit.