Futboll

Messi humb penalltinë, por Argjentina kualifikohet në gjysmëfinale

Lionel Messi

Argjentina është gjysmëfinalistja e parë e Copa America. Në Texas, në praninë e 69 mijë shikuesve, Argjentina fitoi me penallti ndaj Ekuadorit. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1:1. Kështu fituesi u caktua me penallti.

Lisandro Martinez kaloi në epërsi argjentinasit në minutën e 35-të. Kevin Rodriguez barazoi rezultatin në minutën e 92-të. 

Superylli Lionel Messi gjuajti penalltinë e parë. Ai provoi me “panenka”, por topi qëlloi traversën.
“Isha i mërzitur, por në të njëjtën kohë edhe i sigurt”, ka thënë Messi.

Ai kishte besim në portierin Emiliano Martinez. Dhe Martinezi ndali gjuajtjet e Angel Menas dhe Alan Mindas dhe kështu Argjentina avancoi në gjysmëfinale të Copa America me fitore 4:2 në penallti.

“E kemi ditur se çka mund të bëj Dibu, që ai vërtetë shfaqet në këto momente. Ai vërtetë  i shijon këto momente”, ka thënë Messi për portierin Martinez.