Tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, bashkë me Inter Miamin, e kanë nisur me fitore plejofin në ligën MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Inter Miami të premten pas mesnate fitoi me rezultatin 2:1 ndaj Atlantas.
Luis Suarez dhe Jordi Alba i shënuan golat e fitores.
Inter Miami është vetëm një fitore larg arritjes në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes.
Ndeshja kthyese do të luhet më 2 nëntor në Atlanta.
Skuadra e Messit u kualifikua për në plejof si skuadra më e mirë e stinorit të rregullt në ligën MLS. Asnjë skuadër tjetër nuk i kishte arritur 74 pikë më parë.