Hoffenheimi do të luajë në Ligën e Evropës kundër Dynamo Kyivit pa sulmuesin Mërgim Berisha.
Sulmuesi kosovar u la jashtë skuadrës nga trajneri Pellegrino Matarazzo. Gazeta e madhe gjermane “Kicker” ka raportuar se ka gjatë këtyre ditëve ka pasur një debat të ashpër mes trajnerit dhe sulmuesit.
“Ndoshta trajneri Matarazzo i ka dhënë pushim sulmuesit gjaknxehtë për ndeshjen e Ligës së Evropës për arsye disiplinore. Mosmarrëveshjes mes tij dhe trajnerit mund të ketë qenë zëvendësimi i Berishës të dielën në ndeshjen kundër Werder Bremeni. Mbetet të shihet nëse 26-vjeçari do të jetë sërish pjesë e skuadrës së Hoffenheimit për ndeshjen e së dielës ndaj Stuttgarit”, shkruan “Kicker”.
Berisha ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në pesë ndeshje në Bundesligë.