Futboll

Mendy afër marrëveshjes së re me Realin

Ferland Mendy

Mbrojtësi i krahut, Ferland Mendy, është afër që ta rinovojë kontratën me skuadrën e Real Madridit. Të hënën “Marca” ka raportuar se Mendy do të nënshkruajë edhe për tri edicione të tjera.

Kontrata aktuale Mendyt i përfundon në vitin e ardhshëm. Mendy është pjesë e Realit nga viti 2019. Ai ishte transferuar nga Lyoni për 48 milionë euro.

Këtë edicion ka luajtur pesë ndeshje në të gjitha garat. Me Francën, Mendy ka luajtur dhjetë ndeshje.