Futboll

Memeti shënon gol në ndeshjen për kupë

Ereleta Memeti

Kapitenia e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti ka shënuar gol në ndeshjen për Kupën e Gjermanisë.

Skuadra e Memetit, Hofffenheimi, fitoi 5:0 ndaj Bochumit. Hoffenheimi luan në Bundesligë, ndërsa Bochumi në Bundesliga 2.

Memeti e shënoi golin e pestë në minutën e 93-të. Ajo e ka nisur shumë mirë edicionin 2024/2024.

Hoffenheimi kaloi në çerekfinale të Kupës gjermane.