Napoli beson se Khvicha Kvaratskhelia do të jetë i gatshëm për lojë të dielën kundër Cagliarit, pavarësisht lëndimit që e mori me Gjeorgjinë në duelin kundër Shqipërisë në “Air Albania”.
Gjeorgjia fitoi 1:0 ndaj Shqipërisë, ndërsa Kvaratskhelia u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë.
“Il Corriere dello Sport” dhe “Sky Sport Italia” kanë raportuar të enjten se ylli i Napolit pritet të jetë i gatshëm për duelin e xhiros së katërt të dielën, në vizitë te Cagliari.
Napoli ku luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka marrë gjashtë pikë në tri ndeshjet e para të sezonit.
Humbi nga Verona por fitoi ndaj Bolognas dhe Parmas.