Futboll

Me supergolin e Pllanës, Gimpo fiton një pikë

Leonard Pllana

Leonard Pllana ka shënuar gol të dielën në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut.

Pllana shënoi në minutën e 37-të për 1:0, ndërsa u zëvendësua katër minuta pa përfunduar e gjithë ndeshja.

Ndeshja Seongnam – Gimpo u mbyll 1:1.

Golin skuadra e tij e pranoi në minutën e nëntë të kohës shtesë.

Për Pllanën ishte goli i nëntë në edicionin e sivjetmë, derisa ka kontribuuar me pesë asistime.

Ndeshja e së dielës ishte e parafundit.

Më 9 nëntor, Gimpo ballafaqimin e fundit të kampionatit e luan para tifozëve të vet ndaj Cheonan Cityt.

Gimpo është i shtati me 51 pikë në 35 ndeshje.

Elitën e ka siguruar Anyangu me 62 pikë.