Futboll

Me golin e Rrudhanit, Luzerni fiton ndaj Yverdonit

Donat Rrudhani

Donat Rrudhani ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 55-të për t’ia siguruar pikët e plota skuadrës së Luzernit. 

Luzerni të shtunën pasdite si mysafir e mposhti Yverdonin me rezultatin 1:0 në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit zviceran. 

Rrudhani luajti deri në minutën e 77-të. 

Dion Kacuri ishte në bankën rezervë te vendësit.

25-vjeçari Rrudhani këtë edicion në 14 ndeshje të luajtura ka shënuar tri gola. 

Ka edhe dy asistime.