Futboll

Fitore e madhe e Llapit, fiton në fund

KF Llapi

Skuadra e Llapit ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbetje në elitën e futbollit kosovar.

Llapi të dielën pasdite në udhëtim fitoi ndaj Gjilanit me përmbysje të rezultatit, 3:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Edi Basha e kalo në epërsi Gjilanin në minutën e 63-të.

Nëntë minuta më pas, Ardit Tahiri, i barazoi shifrat.

Arianit Hasani në minutën e 78-të realizoi për 2:1 në të mirë të Llapit.

Gjilani i barazoi shifrat në minutën e 86-të me golin që e shënoi Armend Thaqi.

Skuadra llapjanë fitoren e arriti fal penalltisë së realizuar nga Tahiri në minutën e 92-të. Ai realizoi për 3:2.

Llapi pas fitores renditet në pozitën e tetë me 33 pikë. Një pikë më pak e ka Suhareka në pozitën e parafundit.

Gjilani e zë vendin e pestë me 38 pikë.


Mbyllet pjesa e parë pa gola në Gjilan

Pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Llapi ka përfunduar pa gola. 

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe i takon xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.