Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës kanë mbetur në garë për kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kosova të martën pasdite e mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3:0.
Të dy golat e parë i realizoi Kaltrina Biqkaj në minutën e 50-të dhe 66-të.
Biqkaj asistoi edhe te goli përfundimtar që realizoi Erëleta Memeti në minutën e 85-të.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Fitorja e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut ishte shumë e rëndësishme pas disfatës që e pësoi më 25 shkurt nga Letonia.
Grupin 6 e udhëheq Letonia me gjashtë pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. Gjashtë pikë i ka edhe Kosova në pozitën e dytë. Maqedonia e Veriut është e fundit pa pikë.
Vetëm fituesi i grupit e ka të sigurt kalimin në Ligën B.
Kosova më 3 qershor do të jetë mysafire e Letonisë në ndeshjen që do të vendosë se cila përfaqësuese do të kaloj në Ligën B.
Kosova në edicionin e parë të Ligës së Kombeve ishte në ligën C, por e fitoi grupin dhe doli në B në kualifikimet për “Euro 2025”. Në kualifikime i humbi të gjitha ndeshjet në grup me Uellsin, Ukrainën dhe Kroacinë dhe kështu është kthyer në C për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.
Kosova e dyfishon rezultatin
Futbollistet e Kosovës e kanë shënuar edhe golin e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Për 2:0 realizoi sërish Kaltrina Biqkaj në minutën e 66-të. Biqkaj e realizoi edhe golin e parë në minutën e 50-të.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Kosova në epërsi
Futbollistja Kaltrina Biqkaj e ka kaluar Kosovën në epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut.
Biqkaj realizoi për 1:0 në minutën e 50-të.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Mbyllet pjesa e parë pa gola e ndeshjes Kosovë – Maqedoni e Veriut
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së futbollisteve të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
“Dardanet” kishin disa raste shumë të mira por nuk arritën t’i konkretizonin.