Futboll

Mbyllet pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”

Mbyllet pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”

Pjesa e parë e ndeshjes Llapi – Dukagjini që po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është mbyllur pa gola. 

Ndeshja i takon xhiros së 18-të të elitës së futbollit kosovar. 

Më shumë raste për shënim në 45 minutat e para të ndeshjes pati skuadra e Dukagjinit. 

Rrezikoi disa herë edhe me sulmuesin Hekuran Berisha, por portieri i Llapit, Vokli Laroshi, nuk lejoi të mposhtej.