Feronikeli 74 dhe Ferizaj kanë barazuar pa gola në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së dhjetë të elitës së futbollit të Kosovës.
Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Feronikeli 74 është në kërkim të fitores së parë sezonale, kurse Ferizaj po e synon fitoren e tretë rresht.
Fitorja e tretë rresht për Ferizajn
Me golin e shënuar nga sulmuesi Abdeen Temitope Abdul, Ferizaj e ka regjistruar edhe fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizaj të premten gjatë ditës e mposhti Feronikelin 74 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Ndeshja i ka takuar xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës.
Armend Halili shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Fatjon Jusufit dhe gjyqtari Valon Bajgora sinjalizoi në pikën e bardhë.
I pagabueshëm ishte sulmuesi Abdul që ia siguroi tri pikë të reja skuadrës së tij.
Ferizaj me këtë fitore tani ka 13 pikë në vendin e shtatë.
Feronikeli 74 mbetet i vetmi ekip deri tani që nuk ka fituar asnjë ndeshje.
I ka dy barazime dhe tetë humbje dhe zë pozitën e fundit në tabelë.
Ferizaj në epërsi ndaj Feronikelit 74
Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit 74.
Ferizajasit realizuan për 1:0 ndaj skuadrës nga Drenasi, me golin që e shënoi nga penalltia sulmuesi Abdeen Temitope Abdul, në minutën e 78-të.
Armend Halili e shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Fatjon Jusufit në minutën e 76-të.