Futbollistët e Gjilanit kanë shkuar me vrap drejt portierit Kenan Haxhihamza për të festuar fitoren ndaj Feronikelit 74, 1:0 të dielën pasdite. Portieri Haxhihmza priti penallti në minutën e 94-t të ndeshjes që i takoi javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ai priti gjuajtjen e kapitenit të Feronikelit 74, Lavdim Zumberi. Penalltia për ekipin nga Drenasi u konfirmua pas rishikimit të situatës me VAR. Por, Haxhihamza ishte vendimtar në fitoren e nëntë nga 23 ndeshje.
Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Albin Prapashitca në minutë ne 69-të.
Me fitore, Gjilani i është afruar edhe më shumë zonës së Evropës. Është në vendin e katërt me 34 pikë kurse Malisheva një pozitë me lart me 37 pikë.
Feronikeli 74 mbetet në vendi ne fundit me 14 pikë.
Zhbllokohet rezultati në Gjilan
Albin Prapashtica ka shënuar në minutën e 70-të për Gjilanin, që është duke fituar 1:0 ndaj Feronikelit 74.
Ndeshja po zhvillohet në terrenin me bar sintetik në Gjilan dhe i takon xhiros së 23-të.
Mbyllet pa gola pjesa e parë në Gjilan
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Feronikeli 74.
Kjo ndeshje i takon javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi por nuk arritën t’i konkretizonin.