Futboll

Ballkani shokohet në “Fadil Vokrri”

Ballkani - Larne

Ballkani e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës në futboll humbi nga Larne e Irlandës së Veriut me rezultatin 1:0. 

Ndeshja e parë u zhvillua të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Golin e fitores për Larnen e shënoi në minutën e 89-të, Aaron Donnelly.


Shokohet Ballkani

Ballkani ka pësuar gol në minutën e 89-të nga Larne në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Goli i shënuar Aaron Donnellyt u konfirmua nga VAR-i.

 

 


Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Larne. 
 

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Është ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.   


Ballkani me formacion sulmues ndaj Larnes

Trajneri i kampionit të Kosovës, Ballkanit, Ilir Daja ka publikuar 11-shen startuese për ndeshjen ndaj ekipit të Irlandës së Veriut, Larne. 

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Është ndeshja e parë e rundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Ballkani luan me formacion 3-5-2.