Futboll

Dëshpëron Kosova, mposhtet nga Letonia në Prishtinë

Kosova pëson gol nga Letonia

Përditësuar (15:55) - Futbollistet e Kosovës të martën pasdite kanë pësuar disfatë nga Letonia me rezultatin 1:0. 

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi xhiros së dytë të Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve. 

Golin e fitores për mysafiret e realizoi Viktorija Zaicikova në minutën e 51-të. 

Kosovës iu anulua një gol e Donjeta Halilajt në pjesën e dytë. 

Kosova ndeshjen e parë e fitoi ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin e thellë 4:0. 

Letonia renditet në pozitën e parë me tri pikë. 

Tri pikë i ka edhe Kosova që është në vendin e dytë.


Kosova pëson gol nga Letonia

Përditësuar (15:12) - Letonia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Për 1:0 realizoi Viktorija Zaicikova në minutën e 51-të.


Mbyllet pa gola pjesa e parë në "Fadil Vokrri"

Futbollistet e Kosovës janë duke barazuar pa gola me Letoninë pas pjesës së parë. 

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë të Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve. 

Ndeshjen e parë, Kosova e fitoi ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 4:0.