Futboll

Drita nuk gabon ndaj Ferizajt, fiton 2:0

Drita

Skuadra e Dritës nuk ka gabuar në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Drita të dielën pasdite e mposhti në shtëpi Ferizajn me rezultatin 2:0. 

Me fitore skuadra gjilanase ka bërë tjetër hap pozitiv në garën për titull.  Albert Dabiqaj ishte realizatori i golit të parë në minutën e 57-të. 

Goli përfundimtar u shënua nga Veton Tusha në minutën e 70-të.  Për Dritën ishte ndeshja e shtatë rresht pa humbje në të gjitha garat. 

Ndërsa për Ferizajn ishte disfata e dytë rresht. 

Drita mbetet lider me 50 pikë. 

Ballkani është në pozitën e dytë me 37 pikë.  Ferizaj e zë vendin e shtatë me 26 pikë.


Drita e dyfishon rezultatin

Skuadra e Dritës e ka dyfishuar rezultatin ndaj Ferizajt. 

Për 2:0 realizoi Veton Tusha në minutën e 70-të. 

Kjo ndeshje i takon javë së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Dabiqaj e kalon në epërsi Dritën

Albert Dabiqaj e ka kaluar në epërsi skuadrën e Dritës ndaj Ferizajt. 

Dabiqaj realizoi për 1:0 në minutën e 57-të. 

Kjo ndeshje i takon javë së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Drita – Ferizaj

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Drita – Ferizaj. 

Të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi por nuk arritën t’i konkretizonin. 

Kjo ndeshje i takon javë së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.