Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në derbin që është duke u zhvilluar ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.
Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Premier Leagues.
Liverpooli ishte më dominues në pjesën e parë, por Unitedi pati raste më të pastërta.
Reds janë lider në Premier League, ndërsa Djajtë e Kuq në mesin e tabelës.
Derbi i zjarrtë, por pa fitues
Ndeshje të zjarrtë kanë zhvilluar të dielën në “Anfield”, Liverpooli e Manchester Unitedi. Dhe derbi më i madh anglez nuk ka dhënë fitues.
Ndeshja e xhiros së 20-të të Premier Leagues ka përfunduar 2:2.
Sidomos pjesa e dytë ishte e jashtëzakonshme. Ritmi ishte shumë i lartë, rastet të shumta, ndërsa u shënuan katër gola.
Lisandro Martinez kaloi në epërsi 1:0 Manchester Unitedin në minutën e 52-të. Ai realizoi me asistim të Bruno Fernandesit.
Menjëherë në minutën e 59-të shifrat u barazuan në 1:1. Cody Gakpo shënoi me asistim të Alexis Mac Allister.
Lideri i Premier Leagues, Liverpooli, më pas kaloi në epërsi 2:1. Mohamed Salah ishte i saktë nga penalltia në minutën e 70-të. Salah tani i ka 175 gola në Premier League, sa edhe ikona e Arsenalit, Thierry Henry.
Drama nuk përfundoi me golin e Salahut.
Për 2:2 shënoi Amad Diallo në minutën e 80-të.
Loja dramatike vazhdoi. Raste kishin të dy skuadrat, por pa shënuar më. Në minutën e shtatë shtesë rast të artë lëshoi mbrojtësi i Unitedit, Harry Maguire.
Liverpooli mbetet lider, tani me 46 pikë nga 19 ndeshje. Arsenali është i dyti me 40 pikë nga 20 ndeshje. Manchester Unitedi është vetëm i 13-ti me 23 pikë. Por të dielën në “Anfield” dha shfaqje që kthyen në kujtesë përballjet e mahnitshme mes dy skuadrave.
Vazhdon drama, barazon Unitedi
Tjetër gol është shënuar në derbin Liverpool – Manchester United.
Për 2:2 shënoi Amad Diallo në minutën e 80-të.
VIDEO:
2-2 Manchester United.
AMAD DIALLO HAS EQUALIZED !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! WHAT A F*CKING MOMENT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/d5ZyxyKV3r
Salah shënon, Liverpooli në epërsi
Liverpooli ka përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit.
Mohamed Salah ka shënuar nga penalltia në minutën e 70-të për 2:1.
VIDEO:
2-1 Liverpool.
MO SALAH HAS GIVEN LIVERPOOL THE LEAD !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! HE ALWAYS SCORES AGAINST MANCHESTER UNITED !!!!!!!!! OF COURSE IT'S MO SALAH !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! THE BEST FOOTBALLER IN THE WORLD !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/FaxlD01fEU
Barazon Liverpooli
Nuk ka zgjatur shumë epërsia e Unitedit në derbin ndaj Liverpoolit.
Për 1:1 shënoi Cody Gakpo në minutën e 59-të.
Unitedi kaloi në epërsi në minutën e 52-të.
VIDEO:
🚨🏴 GOAL | Liverpool 1-1 Manchester United | Gakpo
GAKPO HAS EQUALIZED FOR LIVERPOOL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/p3Foz95n7s
Unitedi po shokon Liverpoolin
Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Liverpoolit.
Golin e shënoi Lisandro Martinez në minutën e 52-të.
Ai shënoi supergol.
VIDEO:
1-0 Manchester United.
LISANDRO MARTÍNEZ HAS OPENED THE SCORE VS LIVERPOOL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! THE EX-AJAX CENTRE BACK HAS DONE IT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! OMG !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/R4sma4rPiY— Football Report (@FootballReprt) January 5, 2025