Nuk ka nxjerrë fitues përballja në mes të West Hamit dhe Tottenhamit. Kjo ndeshje e luajtur të martën mbrëma përfundoi baras 1:1. Dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Fillimisht Tottenhami në minutën e 5-të nëpërmjet Brennan Johnsonit, ndërsa shifrat në 1:1 i barazoi Kurt Zouma.
West Hami është në vendin e shtatë me 45 pikë, kurse Tottenhami në pozitën e pestë me 57 pikë.