Futboll

Mbyllet pa fitues ndeshja Suhareka – Ferizaj

Pamje nga ndeshja Ferizaj - Suhareka

Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Suharekës dhe Ferizjat. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Suharekës iu anulua një gol i Mevlan Zekës në minutën e shtatë të ndeshjes për shkak të pozitës jashtë loje.  Të dyja skuadrat kishin pak raste shënimi për gol. 

Suhareka ka 19 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.  Ferizaj është në vendin e parafundit në tabelë me 15 pikë.

Lexo përditësimet tjera
FC Suhareka - FC Ferizaj

Mbyllet baras ndeshja mes Suharekës e Ferizajt