Futboll

Mbyllet pa fitues ndeshja PSV – Sporting Lisbona

PSV

Pa fitues ka përfunduar takimi në mes të PSV-së dhe Sporting Lisbonës. Kjo ndeshje e luajtur Eindhoven përfundoi baras, 1:1.

Holandezët kaluan të parët në epërsi me golin e Jerdy Schoutenit. Ai shënoi në minutën e 15-të, ndërsa një pikë ekipit portugez ia siguroi në minutën e 83-të, Daniel Bragança.

Sportingu e fitoi ndeshjen e parë, kurse PSV-ja e humbi.