Ndeshja dramatike në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit përfundoi baras, 1:1. Dy golat u shënuan në minutat shtesë të fundit të ndeshjes. Fillimisht me golin e Bojan Miovski në minutën e 92-të, Maqedonia e Veriut kaloi në epërsi 1:0. Por Uellsi shënoi golin e barazimit në minutën e 96-të. David Brooks shënoi golin që ia siguroi Uellsit një pikë.
Ndeshja u zhvillua në Shkup, ndërsa i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Islik Alimi dhe kapiteni Enis Bardhi luajtën nga minuta e parë për Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia e Veriut dhe Uellsi kanë nga katër pikë nga dy ndeshje.