Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Sevillas dhe Osasunas. Kjo ndeshje e luajtur të hënën mbrëma i takoi javës së 15-të të La Ligas spanjolle.
Ante Budimir shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 69-të, kurse Sevilla barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Dodi Lukebakio. Ai realizoi golin e barazimin 1:1 në minutën e 72-të.
Me fitore, Sevilla është ngritur në vendin e 11-të me 19 pikë, kurse për një pozitë është ngritur edhe Osasuna. Nga vendi i tetë në pozitën e shtatë me 23 pikë.