Futboll

Mbyllet baras derbi më i madh gjerman

Gjermania

Ka përfunduar baras derbi më i madh i futbollit gjerman. Ndeshja Bayern Munchen – Borussia Dortmund e cila u zhvillua të shtunën u mbyll me rezultatin 2:2.

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të Bundesligës gjermane.

Maximilian Beier e kaloi në epërsi Dortmundin në minutën e 48-të.

Bayerni shifrat i barazoi në minutën e 65-të. Raphael Guerreiro realizoi për 1:1.

Katër minuta më pas, Serge Gnabry, realizoi për 2:1 në të mirë të bavarezve.

Gëzimi i vendësve nuk zgjati shumë pasi Waldemar Anton i barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 75-të.

Bayerni është lider me 69 pikë.

Gjashtë pikë më pak i ka Bayer Leverkuseni në pozitën e dytë.

Dortmundi ka 42 pikë në mesin e tabelës.