Roma e Juventusi janë përballur të dielën në derbin e xhiros së 31-të të Serie A. Dhe ndeshja nuk ka dhënë fitues. Përfundoi 1:1.
Manuel Locatelli kaloi në epërsi 1:0 Juven në minutën e 40-të.
Por herët në pjesën e dytë Roma barazoi në 1:1. Eldor Shomurodov shënoi në minutën e 49-të dhe shifrat më nuk ndryshuan.
Juventusi është i pesti me 56 pikë. Roma renditet e shtata me 53 pikë.