Futboll

Mblidhet gjenerata e re e Kosovës U21

Afrim Toverlani Kosova u21

Selektori i Kosovës U21, Afrim Tovërlani

Me dy ndeshje miqësore ndaj U21 të Maqedonisë së Veriut, fillon rrugëtimin gjenerata e re e Kosovës U21 në futboll.

Selektori Afrim Tovërlani të shtunën shpalli listën e lojtarëve në të cilët llogarit për miqësoret që zhvillohen në Shkup më 14 dhe 17 nëntor.

Më 15 tetor, Kosova U21 e luajti ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2025. U mposht në Tallin nga Estonia me rezultatin 3:1. Kualifikimet, Kosova U21 i përfundoi në vendin e katërt me 12 pikë.

Tani do të testohen lojtarë të rinj që pritet ta bartin barrën në ciklin e ardhshëm kualifikues.