Futboll

Mbappe prezantohet si “mbret”

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe

Foto: Associated Press

Kylian Mbappe prezantohet sot si lojtar i Real Madridit. Kontrata tashmë është firmosur, ndërsa tifozët madrilenë presin dalin e yllit francez para tyre. Tashmë sulmuesi ka vizituar hapësirat e stadiumit ikonik dhe ka bërë fotografi të shumta.

VIDEO:

Fjalët e para të Mbappes si lojtar i Realit

9 muaj më parë / 16 kor 2024 12:57
Kylian Mbappe Real Madrid

"Sot jam një person i lumtur”, ka thënë Mbappe dhe më pas ka puthur emblemën e Real Madridit.

Kylian Mbappe është prezantuar te klubi i ri. Ai është shprehur tejet i lumtur që i është bashkuar Real Madridit.

“Është e pabesueshme që jam këtu”, kanë qenë fjalët e tij të para në gjuhën spanjolle në prezantim.

“Kam kaluar net të shumta pa fjetur duke ëndërruar se një ditë do të luaj për Real Madridin. Sot jam një person i lumtur”, ka thënë ai, dhe më pas ka puthur emblemën e Real Madridit.

Teksa ka falënderuar tifozët, Mbappe ka thënë se tani ëndërron ta lartësojë historinë e klubit.

“Premtoj se do të jap gjithçka për këtë klub dhe emblemë”, ka përfunduar ai. 

 

Mbappe prezantohet si “mbret”

9 muaj më parë / 16 kor 2024 12:48
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është prezantuar para tifozëve të Real Madridit si futbollisti më i ri i klubit mbretëror.

Ai do ta bartë fanellën me numrin 9.

“I dashur Kylian më në fund je te Real Madridi. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde. Mirë se erdhe në Santiago Bernabeu. E di sa i lumtur je, sa ka vlerë për ty dhe familjen tënde kjo ditë speciale, se keni qenë i dashuruar në Realin që kur ishit fëmijë dhe e keni vizituar stadiumin si 13-vjeçar. Ishte dhjetori i 2012-s kur Zinedine Zidane ju ftoi të njihni Realin dhe lojtarët që i donit”, ka thënë presidenti i klubit, Florentino Perez gjatë prezantimit të Mbappes.

Në prezantim të tij janë të pranishëm shumë legjenda të klubit.

 

Ovacione të shumta për Perezin gjatë prezantimit të Mbappes

9 muaj më parë / 16 kor 2024 12:43
Florentino Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është pritur me ovacione gjatë prezantimit të superyllit të ri të klubit, Kylian Mbappe.

Stadiumi “Bernabeu” është përplot të martën.

Para fjalimit të tij, në stadium u shfaq një klip i Mbappes dhe i legjendave të Real Madridit.

“Ky është klub që i përket zemrës së njerëzve. Është klubi më i dashur në botë. E përkrahin mbi 600 milionë njerëz. Të gjithë këta njerëz janë të bashkuar në vlerat e klubit, në historinë tonë 122-vjeçare”, ka thënë ai.