Ylli i futbollit, Kylian Mbappe, mund të zyrtarizohet te Real Madridi në fillim të javës së ardhshme.
“Marca”, ka raportuar të premten se drejtuesit e Real Madridit janë duke punuar për të gjitha detajet për ta prezantuar francezin në skuadër.
Mbappe javë më parë ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e Paris Saint-Germanit pas nëntë vjetësh qëndrim. Destinacioni i ardhshëm i francezit do të jetë Real Madridi. Mbappe dhe Real Madrdi ende nuk kanë konfirmuar marrëveshje të arritur.
25-vjeçari sipas raportimeve do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2029 me gjigantin spanjoll. Ai pritet t’i fitojë deri në 16 milionë euro në sezon.
Në edicionin 2023/2024, Mbappe ka shënuar 44 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në të gjitha garat për Paris Saint-Germanin.