Sulmuesi Kylian Mbappe është kthyer sërish në ekipin e Francës pasi ishte lënë jashtë nga përzgjedhësi Didier Deschamps në dy grumbullimet e fundit.
26-vjeçari pritet të luajë në çerekfinale të Ligës së Kombeve ndaj Kroacisë.
Deschamps nuk e kishte ftuar sulmuesin e Real Madridit në muajin tetor për shkak se nuk kishte dashur “të rrezikonte” me gjendjen fizike të tij.
Por Mbappe si në tetor, ashtu edhe në muajin nëntor, mund të luante pasi ishte fizikisht i përgatitur mjaftueshëm për lojë.
Ndeshja e parë Kroacia – Franca luhet në Split më 20 mars, ndërsa ajo kthyese në Paris pas tri ditësh.
Desire Doue i PSG-së është ftuar për herën e parë.
Janë selektuar edhe mbrojtësi i Aston Villas, Lucas Digne, dhe ai i Arsenalit, William Saliba.