Real Madridi ka konfirmuar se Kylian Mbappe ka pësuar lëndim në kofshë në fitoren 3:2 ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 ishte prej më të mirëve në fushë dhe shënoi gol pas dhjetë minutash.
Megjithatë loja ndaj Atalantas për të zgjati vetëm 36 minuta, para se të zëvendësohej nga Rodrygo.
25-vjeçari nuk arriti ta vazhdonte ndeshjen shkaku i lëndimit muskulor.
“Pas testeve të detajuara mjekësore ka dalë që Kylian Mbappe ka lëndim në kofshën e këmbës së majtë”, ka shkruar Real Madridi në njoftim, pa treguar se për sa kohë mund të mungojë në fushën e gjelbër.