Futboll

Mbappe falënderon Florentino Perezin

Kylian Mbappe

Foto: Associated Press

Superylli i futbollit, Kylian Mbappe ka folur të martën, një ditë pasi u zyrtarizua kalimi i tij te Real Madridi.

Mbappe u paraqit në konferencë për shtyp në kampin e Francës që po përgatitet për “Euro 2024”.

“Ndihem i lehtësuar. Shkoj te Real Madridi me shumë përulësi. Është klubi më i madh në botë. Dua të falënderoj presidentin Florentino Perez. Ai më besoi që nga dita e parë”, ka thënë Mbappe.

Sulmuesi francez është shprehur shumë i lumtur që do të luajë për madrilenët.

“Jam i lumtur. Jam shumë i lumtur. Mund ta shihni nga buzëqeshja në fytyrën time. Dhe një lojtar i lumtur mund të paraqitet shumë më mirë. Do të luaj për ekipin e ëndrrave. Do të jem në Madrid për të paktën pesë vjet”, ka shtuar Mbappe.

Mbappe ka thekse se “PSG-ja ia tha në fytyrë në fillim të edicionit se nuk do të luajë më”.

Por “Luis Campos dhe Luis Enrique më shpëtuan”, ka theksuar Mbappe.