Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka deklaruar se Bayern Muncheni ka gabuar që nuk e transferoi kapitenin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah, verën e kaluar.
Tah pritet të largohet nga Leverkuseni në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata.
Për Reprezentuesin e Gjermanisë ka interesim nga klube e Premier Leagues dhe La Ligas.
“Bayerni bëri gabim verën e kaluar duke mos nënshkruar me Tah, por ndoshta ai do të zgjedhë përsëri Bayernin këtë verë. Është sigurisht një humbje e madhe për Leverkusenin. Për më tepër, Tah po largohet falas. Është mëkat. Ai ishte një nga shtyllat e suksesit të Leverkusenit”, ka thënë Matthaus, shkruan të martën “Mundo Deportivo”.
29-vjeçari Tah, pjesë e Leverkusenit është nga viti 2015. Ai ishte transferuar nga Hamburgu për nëntë milionë euro.
Gjermani është lider i mbrojtës te skuadra e Xabi Alonsos.