Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip e ka njoftuar pensionimin nga futbolli në moshën 33-vjeçare. Më 1 korrik, i përfundoi kontrata me gjigantin anglez, Liverpool.
Kishte oferta edhe nga disa klube të ndryshme nga Arabia Saudite, por ka vendosur që t’i japë fund karrierës futbollistike.
Pjesë e Liverpoolit, 33-vjeçari ishte për tetë vjet. Karrierë ka bërë edhe te Schalke 04, te të rinjtë e Bochumit dhe Weitmarit. Ai gjatë karrierës ka zhvilluar 500 ndeshje në klube të ndryshme. Ka shënuar 45 gola dhe ka kontribuar me 25 asistime. Ndërsa ka fituar edhe nëntë trofe. Me Përfaqësuesen e Kamerunit ka zhvilluar 27 ndeshje dhe ka realizuar një gol.