Futboll

Martinez vendos derbin e Italisë

Lautaro Martinez - INTER

Interi e ka fituar derbin e Italisë. Interi të dielën mposhti Romën në udhëtim me rezultatin 1:0. Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi e shënoi sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez. Ai realizoi golin e vetëm në minutën e 60-të. Ndeshja derbi në mes Romës dhe Interit i takoi javës së tetë të Serie A.

Për Interin ishte fitorja e katërt rresht përfshirë edhe në Ligën e Kampionëve kundër Cërvena Zvezdës.

Interi është ngritur në vendin e dytë me 17 pikë. Ka dy më pak se lideri Napoli, derisa Roma është në vendin e dhjetë me dhjetë pikë.