Futboll

Martinez e rinovon kontratën me Interin

Lautaro Martinez

Sulmuesi Lautaro Martinez ka rënë dakord që të nënshkruaj kontratë të re me skuadrën e Interit. 

Agjenti i Martinezit, Alejandro Comano, të premten në një intervistë për mediumin argjentinas “TyC Sports”, ka konfirmuar se Martinezi do të vazhdojë edhe për disa vjet me skuadrën italiane.

“Po, tani kemi arritur një marrëveshje në parim për kontratën e re të Lautaros”, është shprehur Comano.
32-vjeçari do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2029. Kontrata aktuale i përfundon në vitin 2026.

Martinezi sipas kontratës së re do t’i përfitojë nëntë milionë euro në edicion.  

Në edicionin 2023/2024, argjentinasi në 44 paraqitje me fanellën e Interit ka shënuar 27 gola dhe ka bërë shtatë asistime. Interit iu bashkua në vitin 2018 nga Racing Club.