Futboll

Martinez dhe De Vrij në dyshim për takimin me Feyenoordin

Lautaro Martinez

Interi mund të përballet me dy mungesa të rëndësishme për ndeshjen ndaj Feyenoordit.

“Calciomercato” ka raportuar të hënën se Lautaro Martinez dhe Stefan de Vrij janë duke u përballur me ngarkesë muskulore. 

Të dy futbollistët mund të mos paraqiten ndaj Feyenoordit.

Është raportuar se edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi, po planifikon që Martinezin, De Vrijin dhe Hakan Çalhanoglun t’i pushojë ndaj ekipit holandez.

Interi të martën nga ora 21:00 e pret Feyenoordin në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales së Championsit.

Interi e ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2:0 dhe është afër që ta sigurojë çerekfinalen.

Interi është duke kaluar formë të mirë këtë edicion edhe në Serie A.

Pas 28 ndeshjeve të zhvilluara është lider me 61 pikë.