Legjenda e futbollit të Brazilit, Marta, ka thënë se do të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Brazilit këtë vit.
Sulmuesja 38-vjeçare është golashënuesja më e mirë e Brazilit.
Marta mund të paraqitet për herë të gjashtë në Lojërat Olimpike në Paris të Francës, nëse ajo do të jetë në skuadrën e Brazilit.
Marta e ka fituar të argjendtën në Olimpiadën e Athinës në vitin 2004 dhe në Pekin në vitin 2008.
Në të dy rastet, Brazili është mposhtur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marta është golashënuesja më e mirë në Kampionate Botërore, në të dyja konkurrencat.
Ka shënuar 17 gola në 23 paraqitje, përgjatë gjashtë turneve.
Brazili ishte afër që ta fitonte Kupën e Botës në vitin 2007, por humbi nga Gjermania.
Marta është futbolliste e Orlando Pride që prej vitit 2017.