Futboll

Marseille e Monaco synojnë fitore të reja

Marseille

Marseille e Monaco kanë nisur mirë edicionin në Ligue 1 të Francës.

Në pesë xhirot e para mblodhën nga 13 pikë, sa i mblodhi në këtë periudhë edhe PSG-ja.

Të dy skuadrat i kanë nga katër fitore e një barazim. Fitoret e radhës i synojnë në fundjavë, përkatësisht në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionatit francez.

Monaco të shtunën prej orës 21:00 e pret Montpellierin. Montpellieri është në pjesën e poshtme të tabelës me vetëm katër pikë.

Monaco në xhiron e kaluar fitoi 3:1 ndaj Le Havre. Gjatë javës së kaluar kishte fituar 2:1 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Pra është pa humbje në gjashtë ndeshjet zyrtare të këtij edicioni.

Marseille e luan të dielën prej orës 20:45 ndeshjen e fundit të xhiros. Takohet me Strasbourgun e vendit të 11-të.

Marseille është në seri prej tri fitoreve. Në tri xhirot e kaluara fitoi ndaj Lyonit, Nicet dhe Toulouset.